Gruaja I Kërkon Një Fëmijë, Burri: Meqë Jemi Tek Zonja Eni Cobani, Hajde I Fusim Një…! (Video)

LAJME

Gruaja I Kërkon Një Fëmijë, Burri: Meqë Jemi Tek Zonja Eni, Hajde I Fusim Një Divorc

Video Gjendet Ne Fund

Polikseni ka thirrur në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare burrin e saj Alfredin për ta bindur që të birësojnë një fëmijë. Ata kanë 17 vite martesë dhe nuk kanë mundur të sjellin në jetë një fëmijë edhe pse janë kuruar. Doktorët i thonë se të dy janë në rregull. Polikseni i kërkon burri që të birësojnë një fëmijë sepse nuk i dihet se çfarë ndodh më vonë, ndërsa burri i saj do që fëmija që do të rrisë duhet të jetë nga gjaku i tij.

Alfredi: Kjo zonja Polikseni, ka ardhur në televizionin Klan, ka takuar dhe zonja Enin.

Polikseni: Fredi po kam kaluar shumë strese, të lutem.

Alfredi: Po unë nuk jam në stres? Poliksen dëgjo këtu, për mendimin tim drejtohu zonja Enit, ne po i fusim një ndarje në Tv Klan.

Polikseni: Jo absolutisht jo, për ndarje nuk jam të lutem.

Alfredi: Për çfarë po më lutesh mua moj?

Ardit Gjebrea: Çfarë kërkon ti nga Alfredi?

Polikseni: Dua që të birësojmë një fëmijë, a nuk është gjesti më i mirë, që ta rrisim bashkë dhe dashuria do na shtojë shumë.

Alfredi: O Poliksen, jam burri unë, të flas një herë?

Ardit Gjebrea: Pse nuk do ti Alfred?

Alfredi: Nuk dua të birësoj një fëmijë, presim fëmijën tonë, gjakun tonë që ta rrisim. Të lindim një herë fëmijën tonë, ta rrisim pastaj le të birësoja gruaja fëmijën që dëshiron.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë të keqe ka që ta bësh më përpara?

Alfredi: E kam shumë të vështirë, dua të rris fëmijën tim.

Polikseni: Motra ime mi di hallet, më tha ta kisha dit që do vuaje kaq shumë ta kisha nisur fëmijën që nesër. Procesi i birësimit të ishte bërë më përpara, jo tani.

Alfredi: Pse qan moj, se ke sjellë burrin në Tv Klan, që më ke ulur si burrë?

Polikseni: Jo absolutisht jo.

Ardit Gjebrea: Fredi nuk besoj se të ulet autoriteti i burrit sepse këtu nuk u tha asnjë gjë që të të ulet autoriteti ty.

Alfredi: Kështu e gjykoj unë zoti Ardit, të lutem shumë. /tvklan.al