Gashi: Vaj halli çka e pret Kosovën nëse Vetëvendosja vjen në pushtet

LAJME

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja qeverisë duke u bazuar në orientimin e masës.

Ai ka deklaruar se secilin vendim që e kanë marrë për 50 ditë të Qeverisë Kurti e kanë bërë me sondazhe.

“Ajo që unë kam parë për 50 ditë që mënyra e të menduarit politik është e bazuar mbi orientimin e masave popullore. Ata drejtojnë mbi bazën e presionit që vjen nga populli. Çdo vendim që e kanë marrë për 50 ditë e kanë bërë me sondazhe. Vendi nuk qeveriset me sondazhe. Për secilin vendim që kanë marrë kanë bërë sondazhe paraprakisht për ta parë popullaritetin e vendimmarrjes. Nuk mbahet shteti mbi perceptimet momentale”.

Gashi, në Rubikon ka thënë se nëse Kosova është e rr ezikuar nëse Vëtevendosja vjen në pushtet.

“Ekziston rrezik ekzistencial për Kosovën. Nëse vazhdohet me konceptin e 50 ditëve, Kosova është e rr ezikuar”.

Gashi ka pohuar se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes janë l ëkundur idealet mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

“F atkeqësisht në vazhdimësi në Kosovë, sidomos në zgjedhjet e fundit, është prishur hierarkia e prezantimit publik dhe politik. Një hierarki normale e prezantimit publik dhe garës politike do të ishte mënyra se si është konceptuar shoqëria dhe shteti. Shteti jonë është konceptuar mbi idealet e lirisë, pavarësisë dhe d emokracisë, pastaj mbi idetë e një shteti të pavarur dhe sovran, të hapur me fqinjët, të integruar në BE dhe NATO dhe në raporte speciale me SHBA-të”.

“Çka kemi vërejtur kohët e fundit dhe në vazhdimësi është se ka një qasje të p rekjes së idealeve dhe ideve në të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës. Krejt debati dhe diskursi publik është tentuar tash e sa vite të shkojë te diskutimi i ideve se si duhet të funksionojë ky shtet – a duhet të jetë shtet i pavarur dhe sovran, i hapur me fqinjët, i integruar në BE dhe NATO dhe në raporte speciale me SHBA-të, apo duhet të jetë një koncept tjetër”.

Ai i është referuar idesë së Bashkimit Kombëtar të cilin e ka proklamuar Vetëvendosja dhe së fundmi të njëjtën gjë po e bën edhe Ramush Haradinaj i AAK-së.

Gashi tha se Vetëvendosja e ka ndryshuar edhe boshtin e orientimit strategjik të Kosovës që, sipas tij, solli p asoja për Kosovën.

“F atkeqësisht këto janë hapur tash e sa kohë. Nëse i shohim programet politike apo deklarimet publike të disa partive, sepse tash janë më shumë se një parti. Është diskurs publik të cilin e kanë ndërtuar këto parti politike. Ky diskurs publik fatkeqësisht në atë 50 ditshin qeverisës u shndërrua edhe në veprim institucional duke refuzuar bashkëpunimin me SHBA-në, duke ndryshuar boshtin e orientimit strategjik të Kosovës të ndërtuar në këto 30 vjet, bosht i cili solli lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, dhe duke riorientuar politikën e jashtme të Kosovës që rrezikoi ekzistencën e vetë Kosovës”.

“Ne patëm një qasje të Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti, pjesë e të cilës qeveri ishim edhe ne, ku u shkëput komunikimi me SHBA-të, ndryshoi komunikimi me vendet partnere strategjike të BE-së dhe pati një qasje tjetër me vetë BE-në. Kjo mënyrë e rirorganizimit dha problematika ku Kosova për herë të parë erdhi në situatën ku u vetëpërjashtua nga tryezat ndërkombëtare të bisedimeve për çështjet e rajonit dhe Kosovës”.

“Ne kishim kërkesë nga SHBA-të që të merrnim pjesë në bisedime për idetë për ekonomi. Albin Kurti me disa obsesione ose paraqitje të veta publike jepte dy opsione. Opsioni i parë që atje ka një hartë në të cilën po pritet vetëm që të vendosen thikat mbi tortë, sepse harta është e dizajnuar dhe gjithçka është e përfunduar. Opsioni tjetër ishte se thoshte se nuk shkon se dikush tjetër e ka kryer atë punë. Ne si partner qeverisës në atë kohë patëm prezantuar në Kuvend një rezolutë ku i thonim që ke gjithë mbështetjen tonë që të përfaqësosh vendin jashtë dhe nëse e vlerëson se është e paarsyeshme ajo që prezantohet ke përkrahjen tonë. Albin Kurti na tha në Parlament se ‘unë nuk shkoj se atje do të ndahet Kosova’. Ne kishim një situatë ku Kosova kishte një situatë, për herë të parë, të vetëpërjashtimit nga bisedimet ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA-të. Ne patëm një fazë ‘countdowni’ ku na vinin çdo ditë paralajmërimet për një fazë të caktuar ku kishim afat të deklaroheshim nëse qëndronim në boshtin në të cilin e keni arritur lirinë dhe pavarësinë”.

“Kemi pasë b llokimin e njohjes nga shteti i Xhamajkës. Kemi pasë b llokimin e fondeve të MÇ-së. Kemi pasë b llokimin e furnizimeve dhe trajnimeve për U shtrinë e Kosovës. Kemi pasë bllokimin e komunikimit me Qeverinë e Kosovës, sepse Kosova për herë të parë e ka lëvizur boshtin. Ne si LDK jemi mbledhur dhe kemi qenë para dy opsioneve: që të dalim nga qeveria dhe ta lëmë Albin Kurtin i deklaruar si fitues i zgjedhjeve se nuk ishte fitues dhe Albin Kurti dhe qeveria t’i bartë pasojat dhe opsioni i dytë ishte që të rrëzonim Qeverinë Kurti, t’i bartnim p asojat, por ta sh pëtonim Kosovën”.