Ganimete Musliu: PDK-ja eshte e gatshme për ko alicion me VV-në. Si e komentoni?

LAJME
tps://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg” />

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se partia e saj nuk ka vija të kuqe për asnjë parti tjetër, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosjen me të cilën vazhdimisht kanë pasur pë rp lasje.

“Partia Demokratike asnjëherë nuk ka vendosur vija të kuqe. PDK, koalicionin e përjetshëm e ka me qytetarët e Kosovës. Ne çdo herë do të jemi garanci për një shtet me integritet, një shtet me sovranitet të plotë, dhe një shtet ku secili qytetarë i Republikës së Kosovës do të ndihet i dinjitetshëm.

Asnjëherë nuk do të vendosim vija të kuqe për askënd, dhe nëse edhe Lëvizja Vetëvendosje është parti shqiptare e Kosovës, atëherë kjo nënkupton që edhe për Lëvizjen Vetëvendosje vlejnë rregullat e njëjta dhe nuk bëjmë përjashtim.