Fjalimi emocional i Engel për Kosovën në Rambuje Gezon Cdo Shqiptare ! “Sot jam shqiptar i Kosovës, ja çka i them Millosheviqit…”,

LAJME

Fjalimi emocional i Engel për Kosovën në Rambuje

Fjalimi emocional i Engel për Kosovën në Rambuje

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-së Eliot Engel, është larguar nga ky post pas 32 vitesh. Për largimin e tij ka komentuar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Australi Sabri Kiçmari. Ai ka treguar për takimin e parë me Engel në Rambuje më 13 shkurt 1999. Kongresmeni Engel kishte mbajtur një fjalim në manifestimin e organizuar, ku kishte folur me shumë entuziazëm për Kosovë.

“Sot nuk jam kongresmen amerikan, por jam shqiptar i Kosovës. Jam këtu që t’ju them se mbështes lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Unë i them prej këtu Millosheviqit se është koha e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, kishte deklaruar Engel.

Postimi i plotë i Kiçmarit në Facebook:

“Është bërë e ditur se ka përfunduar mandatin e tij kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA, miku i madh i vendit tonë Eliot Engel. Për herë të parë kongresmenin Engel e kam takuar në Rambuje, më 13 shkurt 1999. E kujtuam këtë gjë së bashku edhe gjatë takimit që patëm në Canberra te Australisë, më 4 korrik 2017, gjatë pritjes në Ambasadën e SHBA në Australi.

Në një manifestim që patëm organizuar në Rambuje, më 13 shkurt 1999, kongresmeni Engel kishte ardhur së bashku me vajzën e tij. Këtë gjë e kam përshkruar në librin tim “FITORJA DIPLOMATIKE”: “Edhe fjala e kongresmenit Eliot Engel u prit me shumë entuziazëm. Ai ndër të tjera tha: Sot nuk jam kongresmen amerikan, por jam shqiptar i Kosovës. Jam këtu që t’ju them se mbështes lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Unë i them prej këtu Millosheviqit se është koha e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.”