Fatmir Limaj E Krahason Albin Kurtin Me Presidentin E Serbisë

LAJME

Kandidati për Kryeministër nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se kreu i LVV-së e kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Albin Kurti po dëshiron pushtet absolut sikurse presidenti serb, Aleksandar Vucic.

Sipas Limaj pushteti absolut, do të sillte de gjenerim total në shtetin e Kosovës, njësoj sikurse pushteti në Serbi.

”Nuk besoj kurrë në Kosovë që do ta lejonte t’i hipte atij rreziku për të lejuar një parti politike të jetë e vetëmjaftueshme për të qeverisur”.

”Dhe ky vend nuk e ka luksin dhe pjekurinë e mjaftueshme institucionale politike, që të qeveriset nga një parti politike, pa një de fgjenerim masiv. Me koalicione kemi pasur problem me qeverisje, e merre me mend një pushtet absolut çka mund t’i ndodhë një vendi. Shiqoni çka po ndodhë në Serbi”, shprehet Limaj.

Limaj ka krahasuar Kurtin me Vucicin duke thënë se po kërkon pushtet absolut.

”Pushtet absolut a ka Vuçiqi në Serbi? – dhe krejt është tjetër gjë shteti serb me Kosovën”, tha Limaj në Rubikon.