Fati yt sot, horoskopi 25 janar 2021

LAJME


Dashi

Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha.
Demi

Sot do i shprehni akoma më shumë ndjenjat dhe do mundoheni t’i bëni ata që keni pranë të ndihen më mirë. Ju të dashuruarit nuk do ndaleni së bëri surpriza për partnerin dhe ai do ju dashuroje me më shumë pasion. Çdo çast pranë tij do jetë si në një ëndërr të bukur.
Binjakët

Hënën do e keni kundërshtare sot. Gjërat nuk do ju ecin si duhet dhe shpesh do jeni të mërzitur. Nëse keni një lidhje duhet t’i jepni besim të plotë partnerit dhe jo të dyshoni tek ai. Vetëm kështu marrëdhënia juaj do stabilizohet dhe do mund të dashuroheni të qetë.

Gaforrja

Kjo ditë do jetë pozitive për ju dhe do ndiheni të përmbushur. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni në çdo moment, do shkëmbeni çdo ide me partnerin dhe do realizoni disa nga qëllimet tuaja. Do ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Luani

Sot duhet të jeni më të vëmendshëm për gjithçka nëse nuk doni t’iu dalin të papritura të pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje komunikimi do jetë shumë i rëndësishëm për të zgjidhur edhe problemet më të mëdha të mbetura pezull prej kohësh.

Virgjëresha

Duke u kujdesur më shumë për të tjerët ka rrezik ta lini pas dore jetën tuaj dhe gjërat mund të përkeqësohen. Merrni masa sa pa qenë vonë. Nëse keni një lidhje mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri dhe mos u hiqni si perfeksionistë sepse nuk jeni. Po nuk i pranuat gabimet dhe po nuk u kthyet në realitet keni për të pasur probleme shumë serioze. Ju beqarët duhet të pranoni të dilni në mbrëmje me miqtë sepse mundet edhe t’iu shfaqen persona interesantë. Në punë mundohuni të përqendroheni në një drejtim sepse po u morët me shume gjëra njëherësh nuk do arrini asgjë. Buxheti do mbetet po njësoj.

Peshorja

Do ndiheni të frustruar gjatë kësaj dite dhe nuk do dini çfarë hapash të bëni sidomos ne planin profesional. Nëse jeni në një lidhje flisni sa më qartë me partnerin, paraqitjani kërkesat dhe më pas prisni përgjigjet e tij. Qëndroni përherë të hapur për dialog sepse vetëm ashtu mund të zgjidhen edhe problemet. Nëse jeni beqarë do j\iu bëhen propozime dhe do iu jepen sugjerime, por nuk do dini çfarë hapash të hidhni.

Akrepi

Sot do revoltoheni për disa gjëra dhe mund të filloni një luftë të ashpër me disa persona. Përgatituni për të luftuar fort për të mbrojtur idetë tuaja. Nëse jeni në një lidhje e pamundur t’iu shpëtoni debateve dhe problemeve. Mos bëni gabim të kërkoni më shumë liri e pavarësi sepse do pendoheni përgjithmonë.

Shigjetari

Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj ditë dhe nuk do bëni aspak kujdes me fjalët para se t’i thoni. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të bëni çdo gjë si do ju thotë partneri, por të paktën dëgjojeni kur ju flet dhe mos i dilni kundër.

Bricjapi

Plutoni do ju detyrojë të ndryshoni disa zakone gjatë kësaj ditë në thuajse të gjitha fushat. Do bëheni edhe më ambiciozë nga më parë. Nëse jeni në një lidhje duhet sa më parë të hiqni dorë nga kokëfortësia sepse përndryshe keni për të pasur probleme serioze. Vetëm kështu mund të kaloni një mbrëmje të këndshme.

Ujori

Bashkëpunimi i Diellit me Hënën do bëjë që jeta juaj të jetë e mrekullueshme sot. Do jeni magnetikë, të përshtatshëm dhe optimistë. Nëse keni një lidhje ka mundësi të bini dakord për gjithçka dhe mund të merrni edhe vendimet e duhura. Nuk do ketë aspak re në qiellin tuaj të dashurisë.
Peshqit

Mërkuri do ju bëjë të mos reflektoni gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini t’i kuptoni gabimet qe do bëni. Kokëfortësia shpesh ju ka çuar në rrugë të gabuar. Ju të dashuruarit do kërkoni ta kontrolloni atë që keni në krah dhe nuk do arrini dot të keni një marrëdhënie të qetë. Gabimet do jenë të vazhdueshme.