Endrit Thaçi publikon një video të rrallë të Hashim Thaçit gjatë kohës së luftës (VIDEO)

LAJME

Endrit Thaçi publikon një video të rrallë të Thaçit gjatë kohës së luftës

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, disa video ku shihet babai i tij me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës, raporton Express.

Përveç kësaj videoje, Endriti ka publikuar edhe pamje nga takimi që kishte realizuar Thaçi me Joe Biden, tani president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, Thaçi është duke u mbajtur aktualisht në Qendrën e Paraburgimit në Hagë./Express