EMOCIONUESE/ Аrdit Gjebrea ndërрret interviѕtën në ѕtudio dhe telefonon bаѕhkëѕhorten рër t’i thënë…

LAJME

Аrdit Gjebrea ndërрret interviѕtën në ѕtudio dhe telefonon bаѕhkëѕhorten рër t’i thënë…

Аrdit Gjebrea ndërрret interviѕtën në ѕtudio dhe telefonon bаѕhkëѕhorten рër t’i thënë…

Prefekti i Qarkut të Tiranës Toni Gogu dhe bashkëshortja e tij Edi Gogu kanë qenë të ftuar në rubrikën më të re “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare të cilët kanë folur për marrëdhënien e tyre, jetën personale dhe profesionale.

Bashkëshortja e tij ka treguar se mërzitet shpesh që ndonjëherë ai është shumë i zënë me punë dhe nuk merr vëmendjen e tij. Ajo nuk dëshiron që të merret me mesazhe dhe telefonata kur ai shkon në shtëpi.

Gjatë kohës kur Toni Gogu është në punë, Edi tregon se e kujton shpesh me mesazhe apo i çon ndonjë emoji me zemër. Në këto momente moderatori Ardit Gjebrea kërkon nga stafi telefonin e tij dhe e merr Anilën, bashkëshorten në telefon për t’i thënë se e do shumë.

Ardit Gjebrea: Kur është në punë, kujdeset për ty?

Edi Gogu: Përpiqet, më dërgon mesazhe, më dërgon ndonjë nga ato zemrat dhe nëse ndonjëherë nuk ka kohë, në darkë i them “po sot?” (qesh).

Ardit Gjebrea: Ari ma sill pak telefonin të lutem. Më duhet të bëj diçka. ( Arditi telefonon bashkëshorten e tij në telefon).

Anila Gjebrea: Jam tek grimi.

Ardit Gjebrea: Jo thjesht të mora për të të them të dua, kaq, mirupafshim.

Anila Gjebrea: U sa i mirë që je, edhe unë të dua.

Edi Gogu: E shikon Ardit, me një fjalë!

Ardit Gjebrea: Faleminderit.

Toni Gogu: Është magjistare. /tvklan.al