E TMERRSHME / Lëngjet e gazuara të dëmshme për zemrën, stomakun, por edhe për sistemin nervor- Arsyeja

LAJME

Një studim i ri i botuar në revistën JAMA tregon për lëngjet e gazuara joalkoolike, qofshin ato përmbajnë sheqer apo ëmbëlsues artificialë, si një faktor në rritjen e rrezikut të vdekjes së parakohshme tek njerëzit, madje edhe si një shkak i mundshëm i sëmundjes së Parkinsonit.

Studimi përfshiu më shumë se 450,000 të rritur nga 10 vende evropiane – Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Hollanda, Norvegjia, Spanja, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar – për një periudhë 19-vjeçare.

Gjetjet tregojnë se njerëzit që pinë dy ose më shumë gota 250 gramë sodë në ditë kanë një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme sesa ata që pinë më së shumti një gotë në muaj. Në fakt, ata që pinë lëng me sheqer çdo ditë kanë më shumë gjasa të vdesin nga problemet e tretjes, ndërsa ata që pinë lëng të gazuar me ëmbëlsues artificialë në baza ditore kanë një rrezik më të lartë të vdesin nga sëmundjet e zemrës.

“Rezultatet tona konfirmojnë edhe një herë që pijet e gazuara duhet të shmangen dhe të zëvendësohen me lëngje të tjera më të shëndetshme, mundësisht me ujë”, tha Neil Murphy, një nga autorët e studimit, i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit.

Studimi zbuloi gjithashtu se ata që pinin një ose më shumë gota sodë të thjeshtë ose diete në ditë kishin më shumë gjasa të zhvillonin sëmundjen e Parkinsonit dhe çrregullime të tjera të sistemit nervor që ndikuan në lëvizjen e njeriut. Por kjo teori ka nevojë për prova të mëtejshme, thonë ekspertët.