E PAPRITUR/ VV-ja tregon se a janë të hapur për koalicion me PDK-në

LAJME


E papritur VV tregon se a janë të hapur për koalicion me PDK-në
Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka deklaruar ditën e sotme se janë të hapur për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, me kushtin që ata të reflektojnë mbi disa sjellje të tyre.

Por nga Lëvizja Vetëvendosje po e mohojnë kategorikisht një koalicion të tillë.

Kandidatja për deputete nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk ka aspak gjasa të ndodhë një koalicion i tillë dhe madje as nuk janë duke e diskutuar një opsion të tillë.

“Nuk ka aspak gjasa të bëhet një koalicion i tillë. Qëndrimet tona për PDK-në janë shumë të qarta, dhe as nuk jemi duke e shyrtu si opsion bashkëpunimin me PDK-në” tha shkurt Nagavci për Gazeta Blic.

Totaj gjithashtu ka kritikuar edhe reagimet e LVV-së karshi vendimit të fundit të PZAP-së për moscertifikimin e kandidatëve për deputet.

“Aty ku ju leverdis i respektojnë ligjet (LVV) dhe institucionet janë në rregull, aty ku nuk ju leverdis atëherë këmbëngulin në një vendim që do iu leverdiste atyre, prandaj është një qasje që po e dëmton skenën politike kosovare,” – u shpreh ai.