E PAPRITUR: A Do të Lirohet Ish Presidenti Hashim Thaçi se shpejti ? Keto jane kushtet..! LEXO per me shume

LAJME

E PAPRITUR:Ish Presidenti Hashim Thaçi se shpejti Do të Lirohet, keto jane kushtet..! LEXO per me shume

E PAPRITUR:Ish Presidenti Hashim Thaçi së shpejti Do të Lirohet, keto jane kushtet..! LEXO per me shume

Në këto 28 faqe parashtresa, avokati Hooper ka listuar edhe kundërargumentet ndaj Prokurorisë së Specializuar të Hagës, e që ishin parashtruar në fletë-a’rrest si edhe në anekset e mëtejshme të bashkëngjitura në provat shtesë.

Hooper ka nënvizuar se Thaçi është i gatshëm t’u përmbahet kushteve të vëna nga Gjykata, që përbëjnë një sërë masash që do të siguronin mbarëvajtjen e procesit gjyqësor ndaj tij, si dhe prezencën e tij në seancat e mëtutjeshme.

Hooper ka thënë se Thaçi mund t’i përmbahet kushteve si: aa’rresti shtëpiak, dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit, apo ndalimi për t’iu afruar vendeve apo personave të caktuar.

Për t’u zbatuar në përpikmëri këto masa, Hooper ka thënë se Gjykata Speciale ka një autoritet të fuqishëm në Kosovë.

“Neni 41 (12) i Ligjit të KSC-së parashikon një sërë masash ‘përveç paraburgimit’ për të siguruar praninë e një të a’kuzuari gjatë procedurave, për të parandaluar rivendosjen dhe / ose për të siguruar zhvillimin e suksesshëm të procedurave aktuale. Z. Thaçi merr përsipër t’u përmbahet masave të tilla, në mënyrë të veçantë ose të kombinuar, duke përfshirë vendosjen në a’rrest shtëpiak, 79 dorëzimin e dokumenteve ndërkombëtare të udhëtimit, dhe ndalimin e afrimit me vende ose persona të caktuar dhe pjesëmarrjen nga QAP, etj. Në këtë drejtim, KSK ka një autoritet policor i provuar, efektiv në Kosovë”, theksohet në kërkesën e avokatit Hooper.

Përveç masave të propozuara nga mbrojtja, Hooper ka thënë se Thaçi është i gatshëm të pajtohet edhe me kushte të tjera të vëna nga paneli.

Të njëjtat, siç ka thënë Hooper mund të përfshijnë ndalim të përdorimit të mediave apo aktivitetit politik.

Madje, Hooper ka thënë se masat mund të zgjerohen deri në atë masë sa që Thaçi gjatë periudhës sa është në liri të përkohshme, apo a’rrest shtëpiak, të jetojë në një shtet jashtë Kosovës, dhe jo fqinj me Kosovën.

Në këtë kuadër, Hooper është zotuar se do të gjejë një shtet të palës së tretë, me pëlqimin e saj.

“Ndërsa mbrojtja pretendon se masat e përcaktuara në nenin 41 (12) janë të mjaftueshme, nëse Paneli dëshiron të vendosë edhe më shumë masa ose të kërkojë ndërmarrje të mëtejshme, atëherë Z. Thaçi është i gatshëm të pajtohet. Masa të tilla mund të përfshijnë, për shembull, një ndalim të përdorimit të medias ose aktivitetit politik dhe madje të shtrihen në një kusht që Z. Thaçi të banojë jashtë Kosovës, përsëri subjekt i kushteve të tilla si PTJ i konsideron të përshtatshme. Nëse vendoset një kusht i tillë, mbrojtja është e sigurt se do të jetë në gjendje të sigurojë një shtet të palës së tretë, jo fqinje me Kosovën dhe të kënaqshëm për PTJ, së bashku me pëlqimin e atij shteti të palës së tretë për të lejuar qëndrimin e tillë dhe çdo udhëzim i gjykatës”, thuhet në kërkesën e avokatit Hooper.

Pjesa e kushteve dhe masave është pozicionuar në pjesën e dytë të parashtresës për lirimin e përkohshëm të Thaçit.

Në pjesën e parë, avokati Hooper ka shfaqur argumentet e tij në atë formë që kërkesa të konsiderohet e pranueshme nga gjykata. Si rrjedhojë, Hooper ka përmendur edhe deklaratën e Shkelzen Gashit për UÇK-në dhe gjendjen e krijuar më pastaj.

Ai ka thënë se Thaçi s’kishte të bënte asgjë me intimidim të personave të caktuar, mirëpo se ishin vet elementet radikale brenda Vetëvendosjes që kulmuan me dorëheqjen e Gashit nga pozita e këshilltarit të asaj kohe kryeministrit Kurti.

Ndryshe, më 17 dhjetor është caktuar një seancë e re në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me a’kuza për k’rime lufte.

E njëjta do të jetë seancë e llojit ku do të diskutohen të rejat e fundit mbi ecurinë e çështjes.