E FUNDIT / Presidentja Vjosa Osmani Jep Lajmin e Madh nga Amerika

LAJME

Presidentja Vjosa Osmani Jep Lajmin e Madh nga Amerika për 13- vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar. një telegram urimi u.d. Presidentes Vjosa Osmani për 13- vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në telegramin e urimit, presidenti Biden. ka theksuar se mezi presin që të punojnë me. Qeverinë e ardhshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane.

“Ka shumë punë për të bërë, përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë, me të cilën forcohet sundimi i ligjit, përballimi i pandemisë globale dhe nxitja e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të prosperuar për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në letrën e Biden.

Biden tutje shton se SHBA-të mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje.

“Për mua personalisht Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden”, ka shkruar më tej Biden në letrën e tij./Telegrafi/