E FUNDIT/Presidentja E Kosoves Vjosa Osmani Godet Rende Hashim Thaçin, Shiko Se Cfare I Tha…

LAJME

E FUNDIT/Presidentja E Kosoves Vjosa Osmani Godet Rende Hashim Thaçin, Shiko Se Cfare I Tha…

E FUNDIT/Presidentja E Kosoves Vjosa Osmani Godet Rende Hashim Thaçin, Shiko Se Cfare I Tha…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe dialogun Kosovë-Serbi.Sipas Osmanit, faj tor për marrëveshjen e Asociacionit janë presidenti aktual Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ajo e quan gabim shumë të madh që në vitin 2015 deputetët e LDK-së e votuan këtë marrëveshje në Kuvend.
“Në vitin 2013 kur Thaçi e nënshkroi marrëveshjen e cila u ratifikua në Kuvend, ai kurrë nuk do të mund ti bënte 2/3 që duheshin për ratifikim sikur LDK-ja mos t’i ndihmonte. Unë atëherë kam qenë e vetmja nga LDK-ja që kam votuar kundër, dhe sikur edhe të tjerët ta besonin vlerësimin që pe japin tash pas shtatë vitesh se ka qenë e dëmshme ajo marrëveshje e nënshkruar nga Thaçi atëherë Thaçi kurrë nuk do të arrinte ta bënte atë marrëveshje të obligueshme sepse nuk do t’i merrte votat për ratifikim.

Ka qenë gabim i madh që deputetët e LDK-së në atë kohë e kanë përkrahur një marrëveshje të tillë”, u shpreh Osmani.Osmani shtoi se Thaçi e Mustafa kanë qenë bashkë atëherë dhe vazhdojnë të jenë bashkë edhe sot.
“Në vitin 2013 bashkë, 2015 bashkë edhe 2020 bashkë janë, po flas për z.Thaçi në veçanti ai e dinë shumë që kanë e qenë bashkë atëherë janë bashkë tash, kanë qenë bashkë në këto nënshkrime që i kanë ndërmarrë. E në anën tjetër del e akuzon familjen time e quan tradhtare”, tha Osmani.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë intervistës në Telegrafi.comAjo madje pati edhe një porosi për presidentin Thaçi, duke thënë se ka njerëz që e kanë mundur edhe mund ta mundin me vota.