E FUNDIT/ Paralajmërimi i keq për Vjosa Osmanin: Ja pse e shfrytëzoi Albin Kurti, ky ishte qëllimi

LAJME


Paralajmërimi i keq për Vjosa Osmanin: Ja pse e shfrytëzoi Albin Kurti, ky ishte qëllimi
U përfol shumë për një koalicion mes iniciativës së Vjosa Osmanit dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Osmani dhe Kurti gjatë ditës së sotme konkretizuan në një formë bashkëpunimin e tyre. Vjosa Osmani hoqi dorë nga koalicioni dhe pranoi që të garojë nën logon e Vetëvendosjes, ku sipas raportimeve, do t’i ketë 10 kandidatë të listës së saj.

Gjatë konferencës, Vjosa Osmani bëri publikë synimin e saj dhe të Kurtit.

“Do të kandidojmë me Kurtin për kryeministër dhe ri-legjitimim të presidentes. Do të jem unë personi që do të kërkoj këtë ri-legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Ky unitet më së miri sigurohet nëse kthehemi te ky popull dhe kërkojmë mendimin dhe qëndrimin e tyre edhe rreth presidentit. Ne jemi të vetëdijshëm për procedurat në Kuvendin e Kosovës, por një president që ka legjitimitet popullor më së miri e përfaqëson këtë tipar kushtetues. Rezultati i vullnetit qytetar të 14 shkurtit do të prodhojë votat e nevojshme në Kuvend edhe për zgjedhjen e qeverisë dhe presidentes. Këto janë pritjet dhe shpresat tona”, u shpreh Osmani.

Por kundër saj ka dal analisti politik, Nexhat Haziri, i cili thotë se Vjosa Osmani u shfrytëzua nga Albin Kurti.