E FUNDIT/ Ndahet Lajmi Hidhur per perkrahesit e VV-së dhe Vjosa Osmani-t

LAJME

Lajmi keq per perkrahesit e VV-së dhe Vjosa Osmani-t

Dështon koalicioni me VV-në, Vjosa Osmani e vetme në zgjedhje

Vjosa Osmani po hyn e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit, kjo pasi koalicioni parazgjedhor me Vetëvendosjen (VV), ka dështuar.

Nga ora 18:00 e ditës së sotme, Vjosa Osmanit ligjërisht i ka mbetur që të garojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen me 14 shkurt.

Koalicionet mes partive politike kanë pasur afat që deri sot në ora 18:00 të regjistrohen dhe në KQZ sot janë regjistruar vetëm dy koalicione që vijnë nga minoritetet.

Ndërkaq burime të medias brenda VV’së bëjnë me dije se koalicioni parazgjedhor me Vjosa Osmanin ka dështuar dhe rrjedhimisht kjo e fundit do të hyjë e vetme në zgjedhje.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar, vetëm se më herët të dy palët si nga VV si nga iniciativa e Osmanit, janë shprehur të gatshëm që së bashku të shkojnë drejt zgjedhjeve të 14 shkurtit.