E fundit / “Çartet” Vuçiq: Ne do mbështesim popullin serb në Kosovë dhe…

LAJME

Presidenti i Serbisë Vuçiq deklaroi se beson se do të ketë vazhdim të dialogut dikur, përkundër deklaratave jo përgjegjëse si ajo e krijimit të “Shqipërisë së madhe”, që vijnë nga politikanët shqiptar dhe porositi se Serbia në kuadrin evropian edhe botëror është e vogël, por në regjíon duhet të ketë kujdes për deklaratat edhe hapat që ndërmerr ashtu që të mbetet çelës i stabílítetit, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

“Në regjíon ne jemi ata që duhet të kemi kujdes më së shumti. Ata të gjithë kanë të drejtë të japin deklarata jo përgjegjëse dhe të kenë sjellje jo përgjegjëse dhe le të bëjnë ashtu në Sarajevë dhe Prishtinë edhe të tjerët që nuk i përmendim. Ne nuk kemi të drejtë”, tha ai për RTS.

Vuçiq tha se Serbia duhet ta ruaj p aqen dhe do të përgjigjet në mënyrë të mençur – me zhvillimin e mëtejmë të ekonomisë, ruajtjen e popullit dhe mbështetjen për popullin në Kosovë dhe Srpska, por edhe bashkëpunimin me shqiptarët edhe serbët.

“Le të flasin çfarë të duan, nuk duhet të keni asnjë fríkë,sepse Serbia sot është shumë më e f ortë se që ishte dikur, prandaj duhet të ulim tensíonet dhe të shikojmë që të përparojë vendi”, tha ai.