Donika Gërvalla reagon pas protestës së serbëve ndaj Kurtit e Osmanit, publikon një deklaratë të Thaçit

LAJME


Donika Gërvalla reagon pas protestës së serbëve ndaj Kurtit e Osmanit, publikon një deklaratë të Thaçit
Kandidatja për deputete në listën e VV-së, Donika Gërvalla ka reaguar pasi serbët në Mitrovicë protestuan dhe fyen Kurtin e Osmanin pasi këta zhvilluan një vizitë atje të shtunën.

Gërvalla shkruan se Hashim Thaçi pritej me kafe dhe raki në Mitrovicë, ndërsa sipas saj, përfaqësuesit e shpresës së vendit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti priten me protestë nga përfaqësues të nëntokës kriminale serbe në Veri të vendit.

Ajo thotë se pozicionimi i Beogradit në këto zgjedhje është më i qartë se kurrë.