Dardan Molliqaj godet Albin Kurtin: Njeri i ligë, po dëshiron të vijë në pushtet përmes fatkeqësisë së UÇK’së

LAJME

Dardan Molliqaj godet Albin Kurtin: Njeri i ligë, po dëshiron të vijë në pushtet përmes fatkeqësisë së UÇK’së

Dardan Molliqaj godet Albin Kurtin: Njeri i ligë, po dëshiron të vijë në pushtet përmes fatkeqësisë së UÇK’së

Kryetari i Partisë Socialdemokreate, Dardan Molliqaj, e ka quajtur njeri të ligë ish-shefin e tij në VV, Albin Kurtin, duke thënë se po dëshiron të vijë në pushtet përmes fatkeqësisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Molliqaj në një intervistë për Reporteri, tha se brenda kësaj partie ka njerëz që u bënë milionerë, ani pse kur ai ishte pjesë e saj, ishin të varfër bashkë.

“Ligësia e tij për momentin më kritik të luftës çlirimtare është problem, është rrezik se ka përgjegjësi, votat i ka fitu, le t’i çoj në burg për krim, se njerëzit e krimit e të korruptun i ka vet brenda. Si u bënë këta njerëz milionerë kur ne ishim të varfër e ishim bashkë, opurtunizimi i njerëzve rreth Kurtit, është opurtunizëm për çështje pushteti, nuk po ju intereson më asgjë”, ka thënë Molliqaj.

Mes tjerash Molliqaj e ka quajtur Kurtin tradhëtar, madje ka thënë se ai po e dëshiron ardhjen në pushtet përmes fatkeqësisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kjo sipas tij është ligësi.

“Të gjithë pajtohemi se nuk është naiv, ata të cilët dëshirojnë ardhjen në pushtet përmes fatkeqësisë të përpjekjes për liri, fatkeqësisë së UÇK-së është ligësi dhe tradhti. Në momentin që nuk e mbron, siç është rasti i VV-së dhe lyp pushtet, për mua është tradhti ndaj kësaj ideje”, ka thënë Molliqaj.