Çfarë lloj hunde ke? Ja çfarë thotë për personalitetin tënd???

LAJME

Çfarë thotë hunda jote mbi personalitetin tënd?
Të gjithë e kemi një, dhe të gjithë kanë një aspekt pak ndryshe. Disa nuk e duan aq shumë hundën e tyre sa shkojnë te një kirurg plastik për të bërë ndërhyrje; të tjerë e duan, mjafton të funksionojë.

Duket pak e çuditshme, por sipas këtij kërkimi, forma e hundës tënde mund të zbulojë shumë rreth personalitetit tënd. Siç mëson allnews.al, është ajo që kanë zbuluar kërkuesit e Universitetit Ben-Gurion në Izrael. Rezultatet e këtij studimi janë publikuar së fundmi dhe i kemi futur në një listë të rregullt më poshtë.

Shikohu mirë në pasqyrë dhe shiko fotot në poshtë.
Çfarë forme ka hunda jote?

1.Hundë nubiane:
Kreativët dhe kuriozët kanë një hundë nubiane. Janë optimistë dhe kanë një vizion të hapur për jetën. Janë shumë të shoqërueshëm dhe shpesh kanë një grup interesantë miqsh përreth tyre.

2.Hundë greke:
Personat me hundë greke janë pak më të rezervuar. Kanë vështirësi për të treguar emocionet e tyre dhe nuk duan të jenë në qëndër të vëmëndjes. Janë të drejtë, kanë një vizion pragmatistë për jetën dhe gjithmonë mund të kesh besim tek ata.

3.Hundë me grep:
Kjo ka një “pengesë” (të vogël) në gjysmë të rrugës. Personat me këtë lloj hunde janë shumë ambicioze dhe të dhënë pas arritjes së objektivave. Shpesh kanë bindje dhe parime të forta dhe i mbrojnë me vendosmëri.

4.Hundë shqiponjë:
Personat me hundë si kjo janë të vendosur e të mirë organizuar. Kanë për zemër karrierën e tyre dhe shpesh suksesi profesional është në krye të listës së tyre të prioriteteve. Këta persona janë inteligjentë dhe nuk dorëzohen para se të arrijnë atë që duan, si profesionalisht ashtu edhe në jetën personale.

5.Hundë shtypur:
Janë persona të gëzuar, entuziastë, impulsivë dhe spontanë. Janë shpesh të njohur, pasi personaliteti i tyre tërheq shumë admirues. Ndjekin instiktin e tyre më shumë se personat e tjerë dhe kanë një instikt të fortë.

6.Hundë e drejtë:
Personat me hundën e drejtë kanë një personalitet të fortë dhe shumë besim në vetvete. Janë gjithmonë vetvetja, pavarësisht nga situata dhe janë të bindur për aftësitë e tyre. Për këtë motiv nuk janë lehtësisht mbresëlënës.

7.Hundë romake:
Këta persona janë shumë të ndjeshëm dhe kanë një jetë emocionale fortësisht të zhvilluar. Janë shumë empatikë dhe janë gjithmonë aty për të tjerët. Por ndonjëherë priren të harrojnë veten e tyre…

8.Hundë e shtrembër:
Personat me këtë hundë janë persona të qëndrueshëm, të besueshëm dhe të aftë të dëgjojnë. Janë shumë pragmatikë dhe mund të të gjenden gjithmonë./Përktheu: allnews.al