Bërnabiq i falënderoi Serbët nga Kosova të cilët ndaluan vizitën e Kurtit e Vjosës në Veri. Mendimi juaj ?

LAJME

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, duke iu referuar vizitës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani në veri të Kosovës, tha se serbët po përballen me faktin që “udhëheqësit politikë nga Prishtina janë duke u përpjekur të marrin pikë të lira politike, në vend që të merren me çështje të jetës dhe të ndihmojnë njerëzit sa më shumë që të munden”.

Bërnabiq i falënderoi serbët nga Kosova të cilët reaguan dje për këtë vizitë. Ajo i thuri lavde atyre për “një reagim të matur, mbajtën gjakftohtësinë e tyre dhe treguan dinjitet”.

“Ata jetojnë në një atmosferë provokimesh të vazhdueshme”, i tha kryeministrja TV Pink, transmeton Gazeta Sinjali.