Bën bujë lajmi për themelimin e Fondacionit për Thaçin, ja çka shkruan media evropiane

LAJME

Bën bujë lajmi për themelimin e Fondacionit për Thaçin, ja çka shkruan media evropiane

Lajmi për themelimin e Fondacionit “Mbështetje për Mbrojtjen Ligjore të Hashim Thaçit”, ka marrë vëmendjen edhe të mediave evropiane.

“Balkaneu.com” ka shkruar se fondacioni i ngritur sipas ligjit në fuqi, ka synim të mbështesë mbrojtjen ligjore të ish-presidentit Thaçi, i cili po përballet me a’kuza për k’rime l’ufte para Dhomave Speciale të Hagës, përcjell Bota sot.

“Fondacioni do të mbështesë sigurimin e mbrojtjes së mirëfilltë, asistencës teknike dhe profesionale për ekipin e mbrojtjes gjatë gjykimit të tij, si dhe bashkëpunimin me të gjithë aktorët në mënyrë që të avancojë të vërtetën dhe historinë e l’uftës për lirinë e ish-presidentit Thaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, citon media njoftimin e lëshuar për media nga Fondacioni.

Fondacioni u themelua me iniciativën e Idriz Thaçit, vëllait të ish-presidentit Thaçi. Ai do të përbëhet nga një bord drejtues dhe do të mbikëqyrë funksionimin e institucionit, si dhe stafin administrativ që do të kryejë detyrat në lidhje me qëllimet dhe aktivitetet e institucionit.

“Thaçi, zëdhënësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është a’kuzuar për kr’ime l’ufte së bashku me Kadri Veselin, një ish-udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës dhe dy ish-komandantët e tjerë të UÇK-së, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin”, shkruan më tej media.

Pas konfirmimit të padisë më 5 nëntor, Thaçi dhe të tjerët mbeten të burgosur në Dhomat e Posaçme të Kosovës (KSC) në Hagë në pritje të gjykimit./BS