Baton Haxhiu i lë të gjithë pa mend me fjalët e tij/ Edi Rama ka rritur mirëqenien, nuk ka shqiptar që s’ka bukë të hajë

LAJME


Analistët Baton Haxhiu dhe Fitim Zekthi janë pë rpl asur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” për sa i përket varfërisë në Shqipëri.

Sipas Haxhiut, mirëqënia në Shqipëri është rritur, ndërsa Zekthi u shpreh se akoma në vendin tonë ka njerëz që nuk hanë dot bukë, pork jo është mohuar nga Haxhiu.

Pjesa nga debati: Zekthi: Këtu ka njerëz që nuk hanë dot bukë dhe ne bëjmë propagandë.

Haxhiu: Nuk ka në Shqipëri njerëz që nuk hanë dot bukë. Zekthi: Njerëzit janë në çadra.

Haxhiu: Për kokë banori, vec po të tregoj unë ty, 536 mijë homeless (të pastrehë) ka Britania e Madhe, 10-fishi i Shqipërisë.

Zekthi: Krahasimi nuk ka vlerë. Britania i ka 30 mijë paund në vit të ardhurat për frymë, ne i kemi 4 mijë dollarë. Sundimi i ligjit tek ne është shumë i dobët. Haxhiu: Mirëqenia në Shqipëri është rrit dhe është objektive. Zekthi: Unë mendoj që Shqipëria jeton në vafëri.