Aderimi i fundit/ Ky eshte politikani qe përfundoi në gjirin e Kurtit perseri….

LAJME

Armend Muja i quajti të pavërteta raportimet, disa ditë më vonë përfundon në gjirin e Kurtit
Analisti politik Armend Muja i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ani pse para disa ditësh e mohoi për Gazetën Express, aderimin e tij në këtë subjekt politik.

Lajmin për aderimin e Mujës në LVV e ka bërë të ditur Albin Kurti, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Jo ky lajm nuk është i vërtetë, e as këto lajme të thirrura me burime. Unë nuk kam informacione të tilla, e as nuk i kam parë, për shkak të angazhimeve që kam pasur gjatë ditës”, ka thënë ai.