Arben Gashi “Deklason” Me Kete Deklarate:”Kosova Ka Rrezik Ekzistencial Nëse Vetëvendosja Vjen Në Pushtet…”

LAJME


Kandidati për deputet nga LDK-ja, Arben Gashi, ka thënë se secilin vendim që Vetëvendosja e ka marrë për 50 ditë të qeverisjes e kanë bërë me sondazhe.“Ajo që unë kam parë për 50 ditë është që mënyra e të menduarit politik është e bazuar mbi orientimin e masave popullore. Ata drejtojnë mbi bazën e presionit që vjen nga populli. Çdo vendim që e kanë marrë për 50 ditë e kanë bërë me sondazhe. Vendi nuk qeveriset me sondazhe. Për secilin vendim që kanë marrë kanë bërë sondazhe paraprakisht për ta parë popullaritetin e vendimmarrjes

Nuk mbahet shteti mbi perceptimet momentale”.Gashi, në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se Kosova do të përballet me rrezik ekzistencial nëse Vëtevendosja vjen në pushtet.“Ekziston rrezik ekzistencial për Kosovën. Nëse vazhdohet me konceptin e 50 ditëve, Kosova është e rrezikuar”.Ai këtë konstatim e ka mbështetur duke deklaruar se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes janë lëkundur idealet mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

“Shteti jonë është konceptuar mbi idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, pastaj mbi idetë e një shteti të pavarur dhe sovran, të hapur me fqinjët, të integruar në BE dhe NATO dhe në raporte speciale me SHBA-të. Çka kemi vërejtur kohët e fundit – dhe në vazhdimësi – është se ka një qasje të prekjes së idealeve dhe ideve në të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës. Krejt debati dhe diskursi publik është tentuar tash e sa vite të shkojë te diskutimi i ideve se si duhet të funksionojë ky shtet – a duhet të jetë shtet i pavarur dhe sovran, i hapur me fqinjët, i integruar në BE dhe NATO dhe në raporte speciale me SHBA-të, apo duhet të jetë një koncept tjetër”.Kandidati i LDK-së për deputet i është referuar idesë së Bashkimit Kombëtar të cilin e ka proklamuar Vetëvendosja dhe së fundmi të njëjtën gjë po e bën edhe Ramush Haradinaj i AAK-së.Gashi tha se Vetëvendosja e rrezikoi ekzistencën e Kosovës duke ndryshuar edhe boshtin e orientimit strategjik.“Është diskurs publik të cilin e kanë ndërtuar këto parti politike. Ky diskurs publik fatkeqësisht në atë 50 ditshin qeverisës u shndërrua edhe në veprim institucional duke refuzuar bashkëpunimin me SHBA-në, duke ndryshuar boshtin e orientimit strategjik të Kosovës të ndërtuar në këto 30 vjet, bosht i cili solli lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, dhe duke riorientuar politikën e jashtme të Kosovës që rrezikoi ekzistencën e vetë Kosovës”.

“Ne patëm një qasje të Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti, pjesë e të cilës qeveri ishim edhe ne, ku u shkëput komunikimi me SHBA-të, ndryshoi komunikimi me vendet partnere strategjike të BE-së dhe pati një qasje tjetër me vetë BE-në. Kjo mënyrë e rirorganizimit dha problematika ku Kosova për herë të parë erdhi në situatën ku u vetëpërjashtua nga tryezat ndërkombëtare të bisedimeve për çështjet e rajonit dhe Kosovës”.“Ne kishim kërkesë nga SHBA-të që të merrnim pjesë në bisedime për idetë për ekonomi. Albin Kurti me disa obsesione ose paraqitje të veta publike jepte dy opsione. Opsioni i parë ishte që atje ka një hartë në të cilën po pritet vetëm që të vendosen thikat mbi tortë, sepse harta është e dizajnuar dhe gjithçka është e përfunduar. Opsioni tjetër ishte se thoshte se nuk shkon se dikush tjetër e ka kryer atë punë. Ne si partner qeverisës në atë kohë patëm prezantuar në Kuvend një rezolutë ku i thonim që ke gjithë mbështetjen tonë që të përfaqësosh vendin jashtë dhe nëse e vlerëson se është e paarsyeshme ajo që prezantohet ke përkrahjen tonë. Albin Kurti na tha në Parlament se ‘unë nuk shkoj se atje do të ndahet Kosova’. Ne kishim një situatë ku Kosova, për herë të parë, u vetëpërjashtua nga bisedimet ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA-të. Ne patëm një fazë ‘countdoëni’ ku na vinin çdo ditë paralajmërimet për një fazë të caktuar ku kishim afat të deklaroheshim nëse qëndronim në boshtin në të cilin e keni arritur lirinë dhe pavarësinë”.“Kemi pasë bllokimin e njohjes nga shteti i Xhamajkës. Kemi pasë bllokimin e fondeve të MÇ-së. Kemi pasë bllokimin e furnizimeve dhe trajnimeve për Ushtrinë e Kosovës. Kemi pasë bllokimin e komunikimit me Qeverinë e Kosovës, sepse Kosova për herë të parë e ka lëvizur boshtin. Ne si LDK jemi mbledhur dhe kemi qenë para dy opsioneve: që të dalim nga qeveria dhe ta lëmë Albin Kurtin – i deklaruar si fitues i zgjedhjeve se nuk ishte fitues – dhe Albin Kurti dhe qeveria t’i bartë pasojat dhe opsioni i dytë ishte që të rrëzonim Qeverinë Kurti, t’i bartnim pasojat, por ta shpëtonim Kosovën”.