Albin Kurtin E ‘Përzëjnë’ Në Drenas,Ja Reagimi I Tij…

LAJME

Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Drenas, ka mohuar lajmin se kandidatit për kryeministër Albin Kurti, nuk i është lejuar mbajtja e një takimi me qytetarë në fshatin Tërdec.Vetëvendosje ka bërë të ditur se në agjendën e Kurtit ishte vetëm një vizitë e shkurtër disa minutëshe në fermën e Labinot Halilajt në këtë fshat.Sipas tyre, për shkak të kohës së shkurtër,kreu i VV Albin Kurti dhe shoqëruesit e tij qëndruan vetëm disa minuta atje.

“Ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në të kaluarën, gjithmonë kanë filluar në Drenicë, sepse ajo çdo herë, sidomos në kohët më të vështira hapi dyert për të pritur prijësit e ndryshimeve. Kjo traditë po vazhdon edhe tani, ku dyert e drenicasve janë të hapura për ta përqafuar ndryshimin që po ndodh në gjithë Kosovën. Njëra nga këto dyer, ishte edhe ajo e fermerit, Labinot Halilaj, që mbrëmë i bëri një pritje vëllazërore Kryeministrit dhe shoqëruesve të tij. Në agjendën e Kryeministrit ishte vetëm një vizitë e shkurtër disa minutëshe në fermë. Dhe për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, Kryeministri dhe shoqëruesit e tij qëndruan vetëm disa minuta atje, sepse shumë qytetarë po prisnin në takimet tjera të paracaktuara në Nekoc, Polluzhë e Shtuticë”, thuhet në reagimin e VV-së në Drenas.