-30 gradë celsius! / Postohet video e ushtarëve turq, gati për ‘vatan’ pavarësisht kushteve atmosferike

LAJME

Ushtarët turq gjithmonë duke mbrojtur atdheun pavarësisht të ftohtit të acartë dhe furtunës së dëborës. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një postimi në rrjetin social publikoi një video ku duket përpjekja e mbijetesës në bazën ushtarake të përkohshme 3 mijë metra mbi nivelin e detit në një të ftohtë ngrirës nën 30 gradë celsius.

Së bashku me videon zë vend edhe mesazhi i Ministrisë: “Pamjet e sakrificës, heroizmit, kurajës dhe lutfës nën furtunën e dëborës”. Në video duken ushtarët turq që pavarësisht se mezi shohin njëri-tjetrin prej furtunës së dëborës, përpiqen të hapin pozicionet me lopatë.