Нiѕtoria që frymëzoi botën/ Dikur рunonte tokat, ѕоt është kryeminiѕtre e Zelandës së re

LAJME

Нiѕtoria që frymëzoi botën/ Dikur рunonte tokat, ѕоt është kryeminiѕtre e Zelandës së re

Нiѕtoria që frymëzoi botën/ Dikur рunonte tokat, ѕоt është kryeminiѕtre e Zelandës së re

Trajektorja e Jacinda Ardern, nga lindja deri më sot, është një vijë e drejtë në ngjitje të vazhdueshme, e rrëfyer nga gazetat në të gjithë botën si një roman i jashtëzakonshëm. Në disa aspekte, sigurisht që është kështu.

Megjithatë, ajo e Kryeministres aktuale të Zelandës së Re, e konfirmuar këtë vjeshtë në zgjedhje me 49.1% të votave, është gjithashtu historia normale e një gruaje, që është e lirë të shprehet dhe të drejtojë një vend. Të paktën, ajo që shumë dëshirojnë të bëhet: një shembull i një normaliteti të ri.

Lindur në 1980, Ardern u rrit në Murupara, një qytet i vogël me 1,970 banorë, të shpërndarë në fshatrat në jug të Auckland. Në Google Maps është një pikë mbi një hapësirë të gjelbër, aq larg nga qendra e botës sa nuk mund të imagjinoni asgjë të ndodhë atje. Prindërit e saj i përkasin besimit Mormon dhe kishin profesione të zakonshme: babai po lic, nëna e punësuar në një mensë shkollore. Puna në ara është një zakon për të gjithë në ato anë, dhe Jacinda, pasdite pas shkollës, si vajzë e re hipte në traktor për të ndihmuar në mirëmbajtjen e tokës së familjes.

Mund të jetë me mijëra kilometra larg nga kryeqytetet e Kinës, Evropës, Shteteve të Bashkuara, por ky cep i përgjumur i provincës është gjeografia që ne të gjithë e njohim, në realitet. Në fakt, shumica rriten si Ardern, në skaje. Dhe pa arsim, pa pasione, mbeten atje përgjithmonë.

Ajo ishte e zonja dhe spikat shumë herët. Vajza provinciale studion, diplomohet, dashurohet me politikën dhe shkon në Britaninë e Madhe, vendin e huaj ku ndodhin gjëra. Në vitin 2006, në moshën njëzet e gjashtë Vjeç, ajo u bë “më e mira e ekipit” të Tony Blair. Ajo është e re, është grua dhe vjen nga larg. Duket sikur ato protagonistet e sagave aventureske që nisin një destinacion të ri, me guximim prej pionierësh. Veçse në ato saga, protagonistë ishin gjithmonë dhe vetëm meshkuj.

Ardern mund edhe të mos kthehesj më, duke qëndruar në qendrën që ka arritur. Por digvjet me një zjarr që e di kushdo që ka lënë provincën: nevojën për të përmirësuar fillimet veta. Kështu që kthehet në Zelandën e Re, në vitin 2008 zgjidhet të drejtojë Socialistët e Rinj dhe, në më pak se një dekadë, ajo do ta gjejë veten duke u betuar si Kryeministre. Në moshën 37 vjeç, dhe shtatzënë.

Jacinda Ardern është e këndshme, por edhe e përgjegjshme dhe e besueshme. Një person, në fakt, pa maskë, i cili nuk vjen nga një film i ngjitjes së vetmuar në majë, por nga realiteti më i sinqertë: i yni. Një shtëpi, një fshat ku koha kthehet në mënyrë ciklike në vetvete, një komunitet ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin nga i pari tek i fundit, dhe një rrugë që të çon në shkollë.